Program Veror

Free

No student enrolled

Të nderuar prindër dhe familjarë!

Stina e verës ka ardhur! Ndërkohë, fundi i shkollës gjithashtu prezanton një nga sfidat që mund të keni për organizimin sa më i mirë të kohës së fëmijës tuaj! Ndaj, këtu në qendrat Lincoln kemi dëshirë t’ju ofrojmë një alternativë sa më pozitive për ju dhe fëmijën tuaj.

Nisur nga eksperienca disa vjeçare, edhe këtë verë, po vijojmë të ofrojmë disa programe bazë të përshtatura enkas për fëmijët.

Klubet e fëmijëve dhe ai i arteve ju lejon që ta sillni fëmijën tuaj për të gjithë kohëzgjatjen e programeve ose vetëm për një javë, sipas nevojës. Për më shumë lexoni shpjegimin e programeve poshtë ose na kontaktoni direkt.

Summer School (Shkolla e verës)

Silleni fëmijën tuaj pranë Qendrave Lincoln këtë verë për t’u bërë pjesë e “Summer School” (Shkolla e verës), një program 5 javor, ku fëmijët (8-12 vjeç) do mund të mësojnë anglisht në mënyrë aktive dhe zbavitëse.

Falë këtij programi fëmijët do të përfundojnë një nivel gjuhësor, por mësimdhënia do të balancohet edhe me më tepër argëtim përgjatë kësaj shkolle verore.

Curriculum is empty

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *