Gjuhë Frenge

Free

No student enrolled

ELC Group duke filluar nga aktivitetet zbavitëse për fëmijët, e deri te përgatitja për marrjen e çertifikatave për regjistrim në Universitet, për nevoja profesionale, pa anashkaluar kënaqësinë e të biseduarit gjatë orëve dhe të hapurisë drejt botës, Instituti Francez është i hapur për çdo lloj publiku dhe çdo lloj qëllimi.

Nivelet janë harmonizuar me nivelet gjuhësore të Këshillit të Europës (prej А1 deri në C2). Kurset mund të mbahen në grupe ose individualisht, sipas kërkesës suaj.

Kurset mbahen nga ekip profesional dhe me përvojë pedagogjike, i cili përdor teknologji më moderne për mësim, siç janë tabelat e bardha interaktive, kompjuter dhe internet.

Profesorët ndjekin trajnime të vazhdueshme pedagogjike me qëllim që në mënyrë të vazhdueshme të përsoset cilësia e mësimit dhe më mirë t’u përgjigjen kërkesave tuaja.

Mësimi bazohet në komunikim dhe qasje aktive, me theks të posaçëm në këmbimet dhe komunikimet midis nxënësve gjatë orës, duke ua zbuluar njëkohësisht aktualitetin dhe kulturën franceze. Kandidatët kanë në disponim edhe një platformë digjitale, e cila iu mundëson atyre ta vazhdojnë punën e filluar në klasë, në mënyrë që t’i thellojnë shkathtësitë dhe t’i zgjerojnë njohuritë e tyre.

Curriculum is empty

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *